JOQ Albania
Home

Një mrekulli e vërtetë, nëna sjell në jetë fëmijën 10 javë pasi i plasën ujërat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/10/2019 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e re ka sjellë në jetë fëmijën e saj 10 javë pasi i plasën ujërat.

Lauren Middleton u frikësua shumë kur u çua të shkonte në tualet dhe ndjeu se po i plasnin ujërat edhe pse ishte 26-javëshe shtatzënë.

24-vjeçarja shkoi menjëherë në spital ku mjekët i thanë se ujërat i kishin plasur dhe se me shumë mundësi do ta lindte fëmijën përpara kohë.

Por, më pas ata vendosën që ta shtynin lindjen sa më shumë që të mundeshin në mënyrë që t’i jepnin mundësi fëmijës që të zhvillohej akoma më shumë në mitër.

Në rrethana normale, në momentin që një gruaje i plasin ujërat ky është gjithashtu një sinjal që fëmija po bëhet gati për të dalë.

Por është e mundur që ujërat të plasin dhe të mos ndiqen nga lindja dhe ky rast njihet si këputje e parakohshme e membranave, ose PROM e parakohshme.

Pas kontrolleve të vazhdueshme në spital Lauren solli në jetë djalin e saj në javën e 35 të shtatzënisë . Fëmija pati probleme fillimisht por arriti t’i kalonte të gjitha dhe tani është një djalë i vogël i shëndetshëm.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania