JOQ Albania
Home

Kaos te Milani, kuqezinjtë rrezikojnë rënien nga Kategoria
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/10/2019 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po përjeton një makth të vërtetë këtë sezon të Serisë A. Pas shkarkimit të Xhampaolos, erdhi Pioli, por edhe ky i fundit nuk po bën asgjë.

Trajneri i ri ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para dhe tani klasifikimi nis të bëhet shqetësues:

Milani ndodhet +3 pikë nga vendi i parafundit në klasifikim dhe kalendari nuk po i vjen në ndihmë.

Të enjten në “San Siro” paraqitet SPAL-i për sfidën e parë të “ciklit të ferrit” që vazhdon me Lacion, Juventusin dhe Napolin.

Tifozët janë të pakënaqur dhe ka nisur të shpërndahet hashtagu “#PioliOut” (Pioli jashtë).

Të shohim si do rrjedhin ngjarjet te kjo skuadër, por situata duket tepër e zymtë…