JOQ Albania
Home

Kariusit nuk i ndahen problemet edhe në Turqi, ja çfarë e pret portierin e gafave
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/10/2019 10:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtuesit e skuadrës turke të Beshiktashit, duket se kanë humbur durimin me portierin Loris Karius dhe duan që marrëveshja e tij e huazimit të përfundojë në merkaton e janarit.

Kjo padyshim është një tronditje për portierin, pasi do t’i duhej të kthehej në Liverpool, aty ku sigurisht nuk e presin me krahë hapur.

Besiktas tashmë ka filluar të kërkojë në treg për zëvendësuesin e tij dhe flitet se portieri i Fulhamit, Fabri, është një nga objektivat kryesorë për Besiktasin.

Fabri aktualisht është në huazim me RCD Mallorca në Spanjë, pasi humbi vendin e tij në ‘Craven Cottage’ te Marek Rodak.

Një rikthim në Liverpool për Karius do ishte dështim pasi aty nuk e duan dhe atij do i duhet të gjejë një destinacion tjetër për të vazhduar karrierën e tij.