JOQ Albania
Home

Sepse politika është e frikshme, fëmijët në Angli po vishen si Boris Johnson për Halloween
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/10/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Halloween-i po afrohet dita ditës dhe fëmijë e të rritur kanë planifikuar në avancë sesi do të duken për ‘ditën e shpirtrave’.

Por, si duket fëmijët në Angli kanë zgjedhur të ‘maskohen’ si kryeministri Boris Johnson, sepse në fund të fundit politika është e frikshme.

Një studim i kryer nga Beano ka zbuluar se Boris është opsioni i 10 në listë sa i përket kostumeve për sezonin e frikshëm. Në krye të listës qëndronte Pennywise i ndjekur nga Spider-Man që ishte i dyti në listë.

Studimi, në kuadër të së cilit janë marrë në pyetje 2,000 prindër dhe fëmijët e tyre, e ka emëruar Boris-in si "figurën më të kobshme të shekullit 21", i votuar si i tillë nga dy të tretat (66%) e prindërve dhe fëmijëve britanikë.

Veç kësaj, kryeministri Johnson rezulton të jetë figura e dytë publike më e frikshme për fëmijët në Angli pasi vendin e parë e mban Donald Trump, dora vetë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania