JOQ Albania
Home

Përplasja me tifozët, te Arsenali marrin vendimin drastik për Granit Xhakën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/10/2019 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përplasja e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit në ndeshjen ndaj Kristal Palas, nuk do kalohet pa ndëshkim.

Në momentin që ai po linte fushën, Xhaka u kërkoi atyre të duartrokisnin skuadrën, ndërkohë që fërshëllimat kundër tij u shtuan.

I zemëruar, ai u dëgjua të thoshte “Shkoni pi…” dhe hoqi fanellën duke iu drejtuar më pas dusheve.

Drejtuesit e klubit të Arsenalit do të takohen me kapitenin Granit Xhaka gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar reagimin e tij mjaft të ashpër.

Pritet që masa e parë ndëshkimore ndaj tij do jetë heqja e shiritit të kapitenit, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e largimit të tij në merkaton e janarit.