JOQ Albania
Home

E di një Shqipëri e tërë që qentë i helmojnë natën, fasada e Bashkisë së Tiranës arrin pështirosjen
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/10/2019 0:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Propaganda e Bashkisë së Tiranës dhe strukturave të saj, e cila manifestohet gjerësisht në rrjetet sociale, sa vjen dhe mban më shumë aromë "dyfytyrësie" dhe hipokrizie.

Me qindra denoncime kanë mbërritur në redaksinë  e JOQ Albania, të cilat demaskojnë propagandën, ku qytetarët tregojnë me prova dhe fakte se si qëndron e vërteta për çështje të caktuara, e pazbukuruar dhe e pastolisur me fasada, për t’iu servirur publikut si realitet.

Ditën e djeshme, Policia Bashkiake e Tiranës postoi disa fotografi në faqen e saj zyrtare në "Facebook", ku efektivët e kësa instance shpëtuan një qen, që po ‘mbytej’ në lumin e Lanës.

Ndër të tjera në status shkruhej se "vëmendjes së shërbimeve të Policisë Bashkiake që kontrollojnë çdo ditë territorin e qytetit, nuk i shpëtoi as 4 putroshi, që kish rënë aksidentalisht në lumin e Lanës."

Postimi i Policisë Bashkiake të Tiranës:

Vëmëndjes së shërbimeve të Policisë Bashkiake👨‍✈️👩‍✈️, që kontrollojnë çdo ditë territorin e qytetit, nuk i shpëtoi as 4 putroshi 🐕 i gjorë, që kish rënë aksidentalisht në lumin e Lanës. Bashkë me qytetarët, u morën masa, u shpëtua dhe ju dorëzua të zotit, shëndoshë e mirë.😊🤝👏

Ky gjest do të kish qenë për t’u duartrokitur dhe vlerësuar, nëse Policia Bashkiake do të kishte vepruar kështu me çdo qen në kryeqytet.

Mirëpo, realiteti është shumë ndryshe nga ç’pasqyrohet në rrjetet sociale të kryebashkiakut Veliaj dhe vartësve të tij.

Punonjësit e Policisë Bashkiake mund të shpëtojnë një qen ditën, por vrasin me dhjetëra të tjerë natën.

Lidhur me këtë çështje, në emisionet investigative janë denoncuar disa raste, ku punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës, me në krye Ermal Kapllanin, janë akuzuar për masakrën e kryer ndaj qindra qenve endacakë, të cilët janë vrarë përmes acidit të baterive të makinave, duke ua injektuar atë në trup.

Në një denoncim të një viti më parë në emisionin "Stop", u tha se spitali veterinar në Kombinant, i financuar nga Bashkia e Tiranës, ka 33 punonjës, por kjo strukturë e ka ndërprerë misionin për të cilin u krijua.

Në emision u denoncua me pamje të rënda filmike, ku shihej se si torturoheshin qentë e shkretë, trupat e të cilëve hidheshin më pas në Landfillin e Sharrës.

Por nuk mbaron me kaq! Në një tjetër denoncim të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, thuhej se Veliaj ka vjedhur 500 milionë lekë fonde për sterilizimin e qenve endacakë, të cilët jo vetëm që s’janë sterilizuar, por janë masakruar në mënyrën më makabre të mundshme.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje Dr. Veliajka kryer tre prokurime per sterilizimin e qenve endacake. 1. Tetor 2016 rreth 95 milion per 2500 qen. 2. Pak me shume se 200 milion per 4000 qen dhe 3. Maj 2018 210 milion per 4000 qen. Me vleren e tregut me keto shifra sterilizohen 72.000 qen. Pra shikoni cfare vjedhje. Per me teper ata nuk kane sterilizuar fare. Vetem i kane vrare. Ne tirane sk me qen. Shikoni fotot. Ne cdo pamje eshte nje shishe e kuqe. Eshte acid per cimenton. Me acid i vrasin z. Berisha. As me eutanazi por me acid.”

Edhe pak kohë më parë rasti i eleminimit të qenve endacakë dhe transportimi i tyre në qese të zeza plehrash për në landfillin e Sharrës, është denoncuar me pamje filmike edhe nga aktivisti Sazan Guri.