Prej disa ditësh, "skifterët" janë rikthyer sërish në aksion dhe kanë nisur sezonin e ri të grabitjeve.
Një banor nga fshati Shezë i Peqinit, ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania situatën alarmante me të cilën përballet zona ku ai jeton.
Sipas denoncuesit, hajdutët, të cilët janë kthyer në një makth për këtë zonë, kanë filluar të vjedhin edhe transformatorët e energjisë elektrike.
Qytetari ka dërguar edhe pamje nga kabina e energjisë elektrike, ku shihet grabitja që kanë kryer hajdutët.
Ai kërkon që këto raste të trajtohen me seriozitet nga Policia e Shtetit, pasi sipas tij ende nuk është marrë asnjë masë për këtë ngjarje.
Mesazhi i plotë: