JOQ Albania
Home

Mjeku ripërdori shiringa të infektuara, rreth 900 fëmijë rezultojnë pozitivë ndaj virusit HIV
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/10/2019 15:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreth 900 fëmijë në një qytet në Pakistan kanë rezultuar pozitivë për virusin HIV pasi një mjek ripërdori shiringa të infektuara.

Më herët gjatë këtij viti, u raportua se kishte një përhapje të madhe të virusit në një kohë që numëroheshin 500 raste në Ratodero.

Por tashmë, ekspertët e shëndetit kanë njoftuar se bëhet fjalë për 900 fëmijë të infektuar dhe dyshohet se numri mund të jetë akoma më i madh.

Fajtori për këtë ‘epidemi’ është mjeku Muzaffar Ghanghro i cili akuzohet të ketë përdorur shiringa të infektuara.

Mjeku në fjalë ishte më i liri në këtë qytet.

Një e katërta e 200,000 banorëve të qytetit janë testuar deri më tani. Kjo ka bërë që zyrtarët shëndetësorë të frikësohen se numri mund të jetë shumë më i lartë, sipas The New York Times.

Mjeku është vënë në pranga dhe akuzohet për neglizhencë dhe vrasje.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania