JOQ Albania
Home

Në koma për 5 ditë, vogëlushi njeh të atin dhe i buzëqesh sapo hap sytë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/10/2019 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Michael Labuschagne ishte vetëm 14-javësh kur zemra i ndali së punuari më 15 mars dhe më pas vogëlushi u fut në gjendje kome për 5 ditë.

Ndërsa Michael filloi të zgjohej nga koma, ai ka njohur të atin dhe i dha një buzëqeshje të madhe.

Në videon e shpërndarë në rrjet, nëna e tij Emma shkruante:

Gjëja e parë që ai bëri kur hapi ato sytë e bukur kaf që ka, ishte t’i buzëqeshte të atit.”

Duke folur për mediat, më pas ajo u shpreh:

Është një moment që unë do ta ruaj në çdo pjesë të zemrës time. Nuk menduam se do ia dilte.”

Për fat të mirë, Michael, u rikuperua dhe tani është 10 muajsh, por jeta e tij vazhdon të jetë në rrezik pasi ai ka një tumor shumë  të rrallë në zemër.

Tumori i Michael është 5 centimetra i gjerë e prindërit aktualisht kanë krijuar një llogari gofundme ku po kërkojnë ndihmë për t’i shpëtuar të voglit jetën.

Edhe pse tumori që ai ka është beninj, vendi ku ndodhet mund të pengojë qarkullimin e gjakut dhe për kete arsye duhet patjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Burimi:People|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania