Një baba krenar ka publikuar në rrjet një video që tregon momentin e çmuar kur vajza e tij e vogël dëgjon për herë të parë.
Tristan Storer, nga Mollerin, Australi, shpërndau në llogarinë e tij në Twitter momentin kur Macy-t iu vu aparati i dëgjimit dhe ajo nisi të dëgjonte tinguj për herë të parë.
Në pamjet e publikuara duket Macy e vogël e cila rri ulur në një karrige ndërsa mjekët i vendosin me radhë pajisjet në vesh.
Teksa i vihet pajisja e parë ajo vazhdon të ndjekë me habi zërat që i dëgjonte për herë të parë. Në momentin që i vihet pajisja e dytë, habia e saj vazhdon të shtohet derisa në një moment nuk mban dot më as lotët.
Në sfond dëgjohet nëna e vogëlushes që i thotë ‘çkemi zemër na dëgjon?’.
Bashkë me videon, babai i saj shkruante:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania