JOQ Albania
Home

Shpat Kasapi i lë pa fjalë të gjithë: Do bëhem deputet, vajzat shkulin krevatin për mua sot
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/10/2019 22:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Këngëtari nga Tetova ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin "E diell", ku gjatë një interviste i habiti të gjithë me atë që tha.

Shpati tha se ka ndërmend t’i futet politikës dhe të bëhet deputet, nëse populli do ta besojë.

Ai tha:

Pse jo mos t’i futem politikës, kam ndërmend, do bëhem deputet nëse populli më beson."

Më tej, gazetari Ervin Kurti e pyeti nëse është i lidhur, ndërsa këngëtari u shpreh se vijon ende të jetë "single" dhe se nuk ka asgjë konkrete.

Gjithashtu gazetari e pyeti nëse dikur vajzat shkulnin flokët për të, po sot çfarë shkulin?

Ai iu përgjigj: 

Sot shkulin krevatin."