JOQ Albania
Home

Plas grushti midis reperave të njohur shqiptarë? Djali rrëfen skenën: E rrahën brenda pallatit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/10/2019 21:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reperi nga Tetova S4MM, është një prej më të suksesshmëve të estradës shqiptare pasi hitet e tij dëgjohen kudo.

I riu tejet i suksesshëm bëri për vete mijëra adhurues të Hip-Hop me këngët e tij të para.

Sipas disa informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, duket se reperi është përfshirë në një përleshje fizike.

Një dëshmitar nga përleshja fizike e reperit me të tjerë repera të njohur, thotë se S4MM është konfliktuar fizikisht me disa nga pjesëtarët e Hell Albanians për motive ende të paditura.

Burime për JOQ Albania, konfirmojnë:

E kam shpine poshtë studios se tij. E kanë rrahur brenda pallatit, ishin disa pjesetare te Hell Albanians.”

Asnjë prej reperave nuk ka reaguar publikisht mbi këtë lajm.