Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkozet të Durrësit. Për pasojë mbeti i vdekur 24-vjeçari Ramazan Bata, por aksidenti u thellua edhe më tej.
I riu i cili po udhëtonte me një motor tip “Dajang”, u përplas nga një autobus e më pas nga një furgon, i cili e mori zvarrë për 50 metra.
Drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje dhe ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se Bata ishte punësuar në një Fast-Food dhe po shkonte për të shpërndarë porosinë.
Dy drejtuesit e mjeteve janë vënë në pranga, teksa videoja e dinamikës së ngjarjes është bërë publike.