JOQ Albania
Home

Deputetja shqiptare: Është stresuese të jesh e bukur, të vlerësojnë për gjëra të tjera
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2019 10:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është cilësuar si një prej deputeteve më të bukura të trojeve shqiptare dhe është me profesion gjinekologe. Mirëpo, siç është shprehur vetë, bukuria për deputeten Meral Uzeiri Ferati, nuk ka qenë gjithmonë një avantazh.

Meral është deputete në parlamentin e Maqedonisë së veriut, nën siglën e PDSH. Por, sa komode ndihet kur i bëjnë komplimente?

E ftuar në emisionin “Rudina” në Klan, Meral Ferati tregoi se në fillesat si deputete, u bë lajm në media për shkak të bukurisë dhe jo për qëndrimet apo deklaratat e saj.

E pyetur nga Rudina nëse është bukuria pengesë në politikë, gruaja tregon:

Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet. Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur. Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën. Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua. Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe. Në politikë njerëzit të votojnë që t’u zgjidhësh hallet atyre, edhe vetë lajmi se Merali është zgjedhur si më e bukur….”.