JOQ Albania
Home

Plas debati në Itali, a ishte i rregullt ky gol i Interit?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Diskutime pafund për ndeshjen Inter-Parma. Zikaltërit barazuan mbrëmjen e djeshme 2-2 në shtëpi ndaj Parmës, por pas ndeshjes kanë plasur polemikat në lidhje me gjykimin e ndeshjes.

Gjithçka lidhet me rastin e minutës së 56-të, ku akordohet me VAR edhe goli i Lukakut.

Brozoviç pasoi bukur  në të djathtë për Kandrevën, me këtë të fundit që jep një top të ulët për Lukakun, e belgu shënon.

Por, kryesori anulon në fillim golin për pozicion jashtë loje të Kandrevës. Goli shihet më pas për rreth 4 minuta në VAR, dhe më pas jepet i rregullt.

Mrgjithatë, në pamjet që jep “Sky”, duket gjoksi dhe shpatulla e Kandrevës, që janë më të avancuara se lojtari i fundit i Parmës.

Një rast milimetrash ky, që ka hapur debate të mëdha në Itali. Ju si mendoni?