JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/ Qytetari: Aksident si në filma në Tiranë-Durrës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26/10/2019 20:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Sipas asaj që një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania një makinë është përplasur me një shtyllë dhe shtylla ka rënë mbi një makinë tjetër.

Po ashtu, ai në mesazhin e tij ka shkruar se aksidenti që ka ndodhur ka qenë si në filma.

Qytetari bën të ditur edhe se shoferi i makinës ku ka rënë shtylla është në gjendje të rëndë.

Mesazhi i qyterarit:

Aksident si ne filma ne tirane durres. Audi bardh esht perplas me shtyllen dhe shtylla i ka ren benzit nga ana tjeter siper shoferi ishte ne gjendje te rend."

Ndërsa nga ana tjetër një njoftimin e policisë shkruhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor. Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H  u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksident."