JOQ Albania
Home

Shqiptari padit gjimnazin: Dua 400 mijë euro dëmshpërblim, më keni lënë me trauma
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/10/2019 7:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Së fundmi, është bërë e ditur se një shqiptar ka paditur gjimnazin e tiij ndonëse ka plot 12 vite që e ka mbaruar shkollën e mesme. Sipas “Corriere della Sera”, 32 vjeçari Endri Begaj ka kërkuar nga gjimnazi një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh.

Ai është shprehur se për shkak të rendimenteve të ulëta mësimore, stafi pedagogjik i “Citta di Piero della Francesca” në provincën e Arezzos, vendosi që ai mos të shkonte në eskursionin që zhvillohej në Amsterdam.

Begaj ka thënë se ky diskriminim i ka krijuar një traumë psikologjike që ndikoi në raportin e tij me shkollën dhe dëbimin nga procesi mësimor. Gabrele Magrini, avokati i tij, ka thënë se ai kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim nga kjo shkollë për shkak se ngjarja ka lënë trauma tek 32 vjeçari.

Gjykata e Apelit në Itali e ka pranuar kërkesën e Begat dhe seanca e parë e këtij procesi gjyqësor do të mbahet në vitin 2020.

Foto ilustruese