JOQ Albania
Home

Është shpallur i pabanueshëm, qytetarja ngre alamin: 18 familje rrezikojnë jetën në këtë pallat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/10/2019 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua nga qyteti i Elbasanit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se 18 familje rrezikojnë jetën çdo ditë nga shembja e pallatit ku banojnë.

Sipas qytetares, bëhet fjalë për Pallatin nr.23, në lagjen Kongresi i Elbasanit.

Ajo tregon se jetojnë prej 60 vjetësh në këtë pallat, që ndodhet në qendër të qytetit, pranë stadiumit "Elbasan Arena".

Zonja nga Elbasani tregon se shumë grupe inspektimi e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin, por nuk është ndërmarrë asnjë masë qoftë nga instancat vendore dhe ato bashkiake.

Siç shihet dhe nga pamjet e dërguara nga qytetarja, të cilat nuk kanë nevojë për shumë koment, pallati ndodhet në gjendje katastrofale, për më tepër në qendër të qytetit.

Mesazhi i plotë: 

Pershendetje Joq! Jam zonje e cila jetoj ne elbasan dhe po ju dergoj me foto e video pamje nga pallati 23. lgj Kongresi elbasanit ku nuk kam shkuar e deri tani asnji zgjidhje qe kemi 60 vite qe jetojme tek pallatet me kallamishte ne qender te elbasanit qe plot 10 vjet car bie jashte bie brenda. Pallati ndodhet mu ne pjace te qytetit prane stadiumit Arena att jetojne 18 familje pallati rrezikon shembje shume grupe inspektimi e kane nxjerre te pabanushem po asgje nga instancat perkatese qofte ato vendore e ato bashkiake faleminderit."