JOQ Albania
Home

Shtang trajneri i Brazilit, merr në kombëtare portierin që nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/10/2019 20:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i Brazilit, Tite ka publikuar ditën e sotme listën me lojtarët e ftuar për dy miqësoret që ekipi i tij do luajë në nëntor, atë kundër Argjentinës në datën 15 dhe me Korenë e Jugut në datën 19.

Ajo që bie në sy menjëherë është thirrja e portierit Daniel Fuzato. Aktualisht ai është pjesë e Romës, por  nuk është aktivizuar asnjëherë me ekipin e parë, por vetëm me të rinjtë.  Ndër të tjera mungon edhe sulmuesi Nejmar, i cili vuan një dëmtim dhe nuk mund të luajë për ekipin.

Kjo është lista e plotë:

Portierët: Alison, Ederson, Fuzato.

Mbrojtësit: Tiago Silva, Marquinjos, Eder Militao, Felipe, Danilo, Emerson, Aleks Sandro, Renan Lodi.

Mesfushorët: Daglas Luiz, Kutinjo, Paketà, Kasemiro, Artur, Fabinjo.

Sulmuesit: Uillian, Rodrigo, Gabriel Zhezus, David Neres, Firmino, Riçarlison.