380 policë në Portin e Durrësit, qytetari nxjerr blof Policinë e Lleshit: Shoqërun peshkatarët që kanë qen t’u gjujt me grep

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2019, 18:39

Ditën e sotme u njoftua një aksion ‘gjigant’ nga ana e Policisë së Shtetit në Portin e Durrësit, pasi u dha alarmi se dyshohej për kontejnerë me drogë dhe armë kontrabandë.

Në port zbarkuan forca të shumta policie, të cilat kryen kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejnerë. Porti u rrethua nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.

Në këtë kontroll policor u angazhuan 380 forca policore, 10 qen antidrogë dhe 2 dronë.

Gjatë kontrolleve, edhe pse u tha me të madhe se bëhej fjalë për një sasi të konsiderueshme drogë dhe armë u sekuestruan vetëm 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë, teksa 23 persona u shoqëruan për veprime të mëtejshme.

Teksa objektivi i synuar për t’u kapur ishte larg rezultateve, policia e Sandër Lleshit u shpërndau mediave një video nga ‘aksioni blic’.

Një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania, se edhe personat që janë shoqëruar, kanë qenë peshkatarë të zonës, të cilët kanë qenë duke gjuajtur me grep.

Teksa qytetari shton se një mikun e tij të cilin e gjobitën për xhama të zinj, e morën për shoqërim e prangosën dhe më pas e kishin përfshirë tek videoja e shpërndarë me fytyrë të mbuluar.

Qytetari shprehet për JOQ Albania:

I kanë qr ca janë këto kështu, nji nga të arrestimit për konstrabandë e kanë ndalu se ska pas leje qarkullimi, ka pas 2 gjoba i ka von edhe gjobë për xhama të zinj e kanë rras mren. Ka qen tu shku te anija vet, te italjont e kanë ndalu kot e kanë bo shembull. Kapet trafikanti, qr. Kanë shoqëru peshkatarët që kanë qen tu gjujt me grep i kanë rras mren, e kupton pak ca janë tu bo? Këtij shokun tim e kishin nxjerrë me video i kishin vu prangat, këtë që kishin ndaluar mes rrugës me makinë. Kena qesh me lot kur kemi pa videon. Ja ca propagande bo Sander Lleshi!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit