JOQ Albania
Home

Trajnerin turk e lë mendja, kap me shpulla futbollistët në pushim të ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/10/2019 16:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dihet nga të gjithë se trajnerët e futbollit i shfrytëzojnë 15 minutat e pushimit të ndeshjes për t’iu dhënë futbollistëve lesione mbi skemat e mundshme që duhet të përdorin në pjesën e dutë.

Megjithatë krejt e kundërta ka ndodhur me një trajner turk, i cili pushimin e ndeshjes e ka shfrytëzuar për t’iu kërkuar llogari lojtarëve, madje jo aq dhe aq butësisht.

Sipas një video të publikuar nga ‘AS’, ai shihet duke qëlluar lojtarët e tij në pushimin e pjesës së parë, për t’i motivuar edhe më shumë për pjesën e dytë.

Padyshim një skenë e dhunshme dhe që nuk i ngjason aspak një ndeshje futbolli. Nuk e dimë a janë marrë masa ndaj këtij trajneri, por nëse ai vijon ende në punë… të shkretët futbollistë.