JOQ Albania
Home

Ndryshime te Tirana, largohet Ardjan Mema dhe vendin e tij e merr Julian Ahmataj
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/10/2019 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit kanë sjellë një ndryshim në stolin e ekipit të Tiranës. Drejtuesit bardheblu kanë shkëputur kontratën me trajnerin Ardjan Mema dhe në vendin e tij kanë emëruar Julian Ahmatajn.

Njoftimi i klubit:

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites.

Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysëm si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale.