JOQ Albania
Home

I vetmi që mund t’i nxjerrë nga kriza, Reali bën gati ofertën e “çmendur” për Mbappe
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/10/2019 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madridi nuk po kalon momente të mira gjatë dy sezoneve të fundit. Skuadra ka luhatje rezultatesh dhe nuk është aspak e qëndrueshme. Drejtuesit kanë shpenzuar shumë në merkato, por nuk ia kanë dalë dot të krijojnë stabiliutetin në ekip.

E për të zgjidhur njëherë e mirë këtë situatë, bossi i madrilen, Florentino Perez ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e tij te Kylian Mbappe i PSG-së. "AS" shkruan se Perez ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e fundit të djaloshit francez dhe po përgatit ofertën stratosferike për ta marrë në ekip.

Presidenti i Real Madridit e sheh Mbappenë si lojtarin  e vetëm që mund të përsëriste ndikimin e Cristiano Ronaldos te kjo skuadër. Real Madridi është e gatshme paguajnë deri në 230 milionë euro për Mbappenë.