JOQ Albania
Home

Ibra nuk ndryshon kurrë, gol dhe gjest i turpshëm në fundin e ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/10/2019 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ibrahimoviç prodhon gjithmonë lajm me sjelljet e tij si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj.

Së fundmi, sulmuesi suedez ishte protagonist në derbin kundër Los Angeles FC, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 5-3.

Ibra shënoi një gol në këtë sfidë, por nuk mundi të shmangte dot humbjen dhe eliminimin nga "Play-Off".

Gjithashtu ai nuk fitoi dot edhe garën personale me Carlos Velën, i cili shënoi dy gola në këtë përballje.

Ky zhgënjim e ka tërbuar në maksimum Zlatanin dhe këtë e tregoi hapur. Pasi përfundoi ndeshja, i ngacmuar nga tifozët ai ka kapur gjenitalet si kundërpërgjigje.

Videoja po bën xhiron e botës dhe mbetet të shihet nëse sulmuesi do të marrë ndonjë dënim për gjestin e bërë.