JOQ Albania
Home

Po ju shkatërrojnë telefonin, këto janë 15 aplikacionet e rrezikshme që duhet t’i hiqni
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25/10/2019 10:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka një numër të madh aplikacionesh që shkarkohen në smartfonët Android dhe që shkaktojnë dëme në celularë. Por sëfundmi, ekipi “Sophos” ka parë nevojën për të bërë një renditje të 15 aplikacioneve të dëmshme, të cilët kanë bërë një hap përpara sa i takon fshehjes së dëmtimeve që shkaktojnë në celularë.

Çfarë bëjnë këto aplikacione? Udhëzojnë përdoruesit për të instaluar shërbime banale. Aplikacioni zduket, nuk e shikoni më, por në realitet është në punë, i maskuar me një emër sistemi, duke e bërë kështu të pamundur çinstalimin e tij.

Sipas sajteve të mirëinformuara informatike, këto aplikacione, në mënyrë specifike, instalojnë në aparatin celular një adëare, që është një virus i cili të “bombardon” me publicitet dhe reklama.

Cilët janë këto aplikacione? I gjeni më poshtë:

  • Flash on Calls and Messages
  • Read QR Code
  • Magic Image
  • Generate Elves
  • Savexpense
  • QR Artifact
  • Find your Phone
  • Scavenger-Speed
  • Auto Cut Out Pro
  • Background Cut Out
  • Photo Background
  • Image Processing
  • Background Cut Out
  • Auto Cut Out
  • Auto Cut Out 2019

***

Burim: Digitailc|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania