JOQ Albania
Home

Ruante armët për bandën e rrezikshme, arrestohet këngëtarja serbe dhe shoku i saj
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25/10/2019 9:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një këngëtare e njohur serbe dhe njëkohësisht influencere me një numër të madh ndjekësish në Serbi, ka rënë në prangat e policisë. Ajo dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal të organizuar.

25-vjeçarja Radojka Kecman u la në burg për 30 ditët e ardhshme, teksa do të vijojnë hetimet nga ana e prokurorisë. Në apartamentin e saj në Novi Sad, javën e shkuar u gjet një numër i madh armësh.

Ajo akuzohet për prodhim, mbajtje dhe trafikim të armëve të jashtëligjshme.

Policia gjeti një arsenal të madh armësh në shtëpinë e mikut 59 vjeçar të Kecman, suedezit Svetozar Zivkovic. Ky i fundit u kap me 11 kallashnikovë, 11 pistoleta, 10 silenciatorë dhe një numër të madh municionesh të tjera.

Sipas raportimeve lokale, këngëtarja është e shqetësuar pas arrestimit. Ajo qan gjatë gjithë kohës dhe është shumë e trembur në burg.

***

Burim: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania