Shkencëtarët kanë krijuar Emma-n, një 'kukull' me një gungë në shpinë, gjymtyrë të ënjtura, ekzemë dhe vena varikoze.
Lajmi i keq këtu është se pritet që pas disa dekadash të shpenzuara duke qëndruar ulur në një zyrë, mund të dukeni pikërisht si Emma.
Firma e pajisjeve të zyrave Fellowes mori përsipër një studim, i cili u drejtua nga Futuristi i Sjelljes, William Higham si dhe një ekip ekspertësh nga ergonomia, të cilët analizuan situatën shëndetësore të personave që punojnë në zyra.
Pas intervistave të bëra me 3,000 punonjës të ndryshëm nga Anglia, Franca dhe Gjermania, ekipi i ekspertëve paralajmëruan se duhen ndryshime urgjente në vendet e punës për të parandaluar shfaqjen e problemeve serioze tek punonjësit.
Emma u krijua si përpjekje e studiuesve për të treguar vizualisht rezultatet e kërkimit të tyre.
Gjendja e Emmas është 'produkt' i jetës së përditshme në zyrë: shpina i është përkulur ngaqë rri ulur për orë të tëra në tavolinë, ajo ka vena varikoze si shkak i qarkullimit të keq të gjakut, barkun e ka me pala ngaqë rri ulur gjithë kohës, ajo ka sy të thatë e të kuq ngaqë rri para kompjuterit gjithë ditën.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania