JOQ Albania
Home

“Ta nxin jetën”, Gjeto Luca rrëfen marrëdhëniet me Ingrid Gjonin: Më ka gjetur edhe numrin e gruas
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2019 17:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari i njohur, Gjeto Luca, ka folur për raportet e tij me Ingrid Gjonin, me të cilën ka bërë edhe disa bashkëpunime muzikore, që janë kthyer në hite.

I ftuar në emisionin "Vizioni i Pasdites", Luca tregoi se këngëtarja ia ka "nxirë jetën" me telefonatat e saj, veçanërisht kur ka një klip ose kur ka një projekt muzikor.

Më tej ai e cilësoi Gjonin si mjaft korrrekte dhe se kanë filluar bashkë të shkojnë nëpër dasma e koncerte.

Ai u shpreh:

Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korrekte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë."

Këngëtari nga Lezha tregoi edhe se si u njoh me Ingrid Gjonin, në mënyrë të pazakontë.

Sipas tij, ata u njohën në një dasmë në ishull, teksa Luca po performonte. Ai tregoi se se Ingridi nuk i kishte ndarë me telefonata, derisa gjeti edhe numrin e gruas së tij.

A smë ka shkuar mendja ndonjëherë në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën “Tre mijë vjet me jetu”. Erdhi aty e dëgjoi live, dha pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!”