Djali i vogël me paralizë cerebrale nuk e mban dot gëzimin, provon për herë të parë skateboard-in

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24.10.2019, 13:35

Një djalë 7-vjeçar me paralizë cerebrale nuk mundi ta fshihte gëzimin kur më në fundi plotësoi një nga ëndrat e tij, të bënte skateboard.

João Vicente nga Brazili ka përfunduar me paralizë cerebrale pasi kaloi një hemorragji në tru kur ishte vetëm dy-vjeç.

Po, pavarësisht se nuk mund të lëvizë si bashkëmoshatarët e tij, João i vogël gjithmonë e ka pasur ëndërr që të përdorte një 'skateboard'.

Kështu, nëna e tij Lau, punësoi një fizioterapist dhe një psikolog për të bërë të mundur krijimin e një skateboard-i të personalizuar vetëm për të. Kjo u arrit me anë të një projekti të quajtur Skate Anima.

Lau postoi një video në rrjet ku ajo duket teksa shtyn João-n duke përdorur strukturën e bërë posaçërisht për të. Sigurisht që gëzimi në fytyrën e 7-vjeçarit ishte mbresëlënës.

Kjo strukturë i krijon mundësinë João-s që të qëndrojë në këmbë duke i eleminuar peshën ndërsa në këmbë ka të fiksuar 'skateboardin' që lëviz me rrota.

Teksa e ëma e shtyn, videoja përfundon me një buzëqeshje rrëzëllitëse të 7-vjeçarit.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit