JOQ Albania
Home

Burg për “Mercedes Mamma”, “fluturoi” me 230km/h dhe fëmijën e pa lidhur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/10/2019 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me 18 muaj burg është dënuar një nënë e papërgjegjshme nga Australia, e cila ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Në nëntorin e kaluar, 28-vjeçarja Margarita Tomovska, e njohur në mediat sociale si “Mercedes Mama”, po drejtonte Mercedes E 63 S dy herë më shpejt se sa lejohej.

Raportohet se ajo po ngiste automjetin e saj me mbi 230 km/orë. Për t’i bërë gjërat më keq, ajo kishte me vete një fëmijë tre vjeç dhe të palidhur në ulëse me rripin e sigurisë.

Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh krenohet me makina dhe udhëtime luksoze. Edhe në seancën gjyqësore, ajo kishte veshur një gardërobë me vlerë mbi 10.000 dollarë.