JOQ Albania
Home

Vendosi kamerë të fshehtë, 29-vjeçarja kap ‘mat’ të gjithë burrat që po e shihnin nga gjoksi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/10/2019 13:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 29-vjeçare vuri një kamera të fshehur tek gjoksi i saj për të kapur ‘mat’ të gjithë ata që do t’ia hidhnin sytë tek dekolteja. E gjithë kjo u bë për të shpërndarë një mesazh sensibilizues në lidhje me kancerin e gjirit.

Whitney Zelig, e cila jeton në qytetin e Nju Jorkut, fshehu një kamera të vogël në kopsat e bluzes që mbante veshur dhe doli për një xhiro në Manhattan me dekoltenë disi të ekspozuar.

Ashtu siç pritej, burra dhe gra nuk kaluan dot pa ia hedhur sytë tek gjoksi.

I gjithë qëllimi i vidoes është që të vërë në dukje rëndësinë që ka vetë-ekzaminimi i gjirit për ta kapur në kohë kancerin. Videoja mban mesazhin: Zonja mos harroni që edhe ju vetë t’i hidhni një sy gjoksit tuaj!

Gjatë gjithë rrugës që ajo ndjek ishin të shumtë personat që nuk ngurruan që ta shihnin tek dekolteja.

Si për të bërë shaka, ajo shkon tek një market dhe merr dy fruta e i vendos tek pjesa e gjoksit ndërkohë që disa të moshuar aty afër shohin.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania