JOQ Albania
Home

Pas shumë vitesh beqare, Hygerta Sako tregon se është në një lidhje, kush është fatlumi?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej shumë kohësh ish-missi Hygerta Sako është shprehur se vijon të jetë beqare dhe të mos ketë asnjë person që të jetë futur në zemrën e saj. Madje, e ftuar disa ditë më parë tek “Rudina”, ajo pranoi se vijonte të ishte single.

Siç u shpreh Sako, kështu do të vijonte edhe për shumë kohë, deri sa të gjente personin e duhur që të hynte në zemrën e saj. Duke qeshur, Hygerta deklaroi se kështu fle rehat dhe nuk ka probleme.

Mirëpo, tërësisht në kontraditë me atë që u shpreh tek Rudina, është treguar ditën e djeshme, ku ka ndryshuar gjendjen e saj në Facebook, duke kaluar në një marrëdhënie, nga single. Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por duket se këtë lajm e kanë pritur mirë të gjithë miqtë e saj.

Madje ndër të tjera është vënë re komenti i mbrojtësit të “Bylisit”, Ditmar Bicaj.

Ai shkruan:

Urime shoqe Hygerta! Mos harro llokumet”.

Ndoshta së shpejti Hygerta mund të tregojë diçka më tepër për këtë status të ri në jetën e saj, ndaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim. Moderatorja e njohur prej kohësh është e divorcuar dhe nga martesa që ka pasur ka ardhur në jetë një vajzë e quajtur Ana.