JOQ Albania
Home

Mund ta ndjejë prekjen, krijohet mbrojtësja e celularëve me ‘lëkurë njeriu’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/10/2019 7:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shumë prej nesh celularët janë bërë si pjesë e lëkurës, pasi i mbajmë kaq shumë kohë nëpër duar.

Po sikur smartfonët të merrnin në të vërtetë formë mishi?

Mund të duket paksa e çuditshme, por kjo është  pikërisht ajo që ka bërë Marc Teyssier dhe kolegët e tij. Ata kanë krijuar lëkurë artificiale për celularë, edhe pse artificiale lëkura e krijuar është shumë pranë realitetit.

Veç kësaj, kjo lëkurë mund të ndjejë edhe prekjet.

Kjo mbrojtëse e pazakontë celulari, që vendoset në pjesën e pasme të pajisjeve, është e butë dhe kur lidhet me kompjuterin mund ta përdorni në vend të mouse etj.

Shipkësit e kësaj pajisjeje kanë sjellë dy prototipe. Njëri ka sipërfaqe të lëmuar ndërsa tjetri është më kompleks dhe i afrohet më shumë lëkurës së njeriut.

Teyssier shpjegoi:

Ideja ishte që të zhvillonin diçka që mund të zgjatet dhe që mund të ndjejë prekjen."

Ai do ta prezantojë punën e tij këtë javë në ‘ACM User Interface Softëare and Technology Symposium’ në Neë Orleans, Los Angeles.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania