JOQ Albania
Home

‘Aktori’ i vitit, ky është kali i zgjuar që bën sikur ka ngordhur sa herë përpiqen t’i hipin në shpinë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/10/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nominimet për Çmimet Oscar për vitin 2020 nuk janë njoftuar ende, por që tani mendojmë se çmimin e meriton një kalë.

Jingang është një kalë i zgjuar që përdor talentin e tij në ‘aktrim’ sa herë dikush përpiqet t’i hipë në shpinë dhe të kalërojë me të. Edhe pse thuhet se kuajve u pëlqen puna e ‘rëndë’, Jingang me sa duket bën përjashtim.

Ai është aq përtac sa ka gjetur mënyrën për të mos mbajtur njerëz të bezdisshëm në shpinë.

Një video gazmore ku Jingang ‘shkrin talentin e tij në aktrim’, e cila është bërë virale, tregon kalin e zgjuar teksa bën sikur ka ngordhur në emër të ‘përtacisë’.

Jingang jo vetëm që shtrihet në tokë dhe rri pa lëvizur, por kujdeset që ta bëjë pjesën e plotë duke rrotulluar sytë e duke nxjerrë gjuhën jashtë.

Videoja gazmore është ndarë më shumë se 23 milionë herë, ndërsa kali ka tashmë një numër të madh fansash që i vlerësojnë përpjekjet e tij për t’iu shmangur punës.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania