JOQ Albania
Home

Habit pasagjeri, fotografohet duke tharë çorapet në dritaren e avionit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/10/2019 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qëndrimi pranë fëmijëve të vegjël në një udhëtim të gjatë mund të jetë ‘makth’ për shumë pasagjerë, por mesa duket edhe të rriturit mund të sillen në mënyrë të pahijshme.

Për shembull një pasagjer i ka ‘tmerruar’ personat e tjerë në bord duke e përdorur dritaren që kishte në krah për të bërë diçka aspak të zakontë.

Konkretisht, pasagjeri në fjalë po thante çorapet në dritaren e avionit.

Fotoja e çorapeve të varura të burrit u postua nga dikush që ishte ulur shumë pranë tij dhe në një llogari të quajtur ‘Passenger Shaming’ në Instagram.

Kjo llogari ka një milionë ndjekës.

Fotografia e cila ka marrë më shumë se 5,000 pëlqime dhe 160 komentet , shoqërohej edhe me një përshkrim ironizues.

Sipër shkruhej:

Unë duke larë rrobat rrugës për LA këtë fundjavë! #multitasking."

Burimi:Daily Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania