Vetëm disa ditë më parë ishte Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor (10 tetor) një ditë kjo në të cilën organizata të ndryshme, e jo vetëm, mundohen të ndërgjegjësojnë shoqëritë kundër stigmatizimit social.
Në vendin tonë mund t'i kushtohet shumë pak rëndësi, por shëndeti mendor duhet të trajtohet me po aq kujdes sa edhe sëmundjet e rënda.
Kjo pasi personat të cilët mund të jenë duke kaluar stres, ankth apo probleme të tjera të kësaj natyre, mund të shkojnë deri tek lëndimi i vetes me pasoja fatale.
Një vajzë, e cila nuk ka treguar detaje rreth vetes, shkruan pranë redaksisë së JOQ Albania duke treguar për vështirësitë që ka pasur në fëmijëri dhe flet me pesimizën për të tashmen dhe të ardhmen.
Vajza në fjalë thotë që nuk është njeri social dhe se e ka shumë të vështirë që të krijojë shoqëri, duke shtuar se pjesën më të madhe të kohës ka qenë e vetmuar.
Mesazhi i dërguar për JOQ Albania:
Ckemi. Jam nje fanse e faqes suaj por sot esht hera e pare qe po ju shkruaj.
Kisha nje pyetje dhe nje problem dhe esht diqka qe me mundon paksa. Dua te degjoj mendim tuaj dhe opinionin publik te fansave te tjere.
Ndoshta kjo pyetje cenon paksa dinjitetin dhe vleren e jetes se njeriut por lermeni te tju shkruaj gjithsesi.
Un jam nji person (ska rendesi shum se cfar jam) qe ka pasur nje femijeri dhe adoleshence shum te veshtire. U rrita gjithmone ne vetmi dhe braktisje. Nuk jam dhe aq njeri social dhe e kam shum veshtire te hy ne muhabet dhe te zeje shoqe/shoke. Ndryshe nga bashkmoshataret e mija qe kan shoqerite e tyre mua me esht dashur qe te rri tere kohen vetem. Pervec kesaj mua as familja sme ka dashur kurre nuk mbaj mend nje dite te kem kaluar bukur me te shtepise apo me ndonje njeri tjeter.
Kudo vetem. Ne shtepi ne shkolle e kudo. Dhe nuk po them qe esht faji i te tjereve faji esht teresisht I imi qe kam veshtiresi ne marrdheniet sociale dhe komunikim. Dhe gjithashtu esht faji im pse jam njeri heshtur dhe zdi se cfar te flas.
Vertet te familjes nuk me duan por ato jan te vetmit qe kam dhe shpresoj qe une te vdes perpara tyre.
Tani pa dale shum nga tema, a mendoni ju se un te bej me mire te vras veten p.sh te helmohen me ilace apo te pije ilac enesh a ndonje gje te tille.
Pse per shembull un te mos vdes e organet e mija t'i marri nji person ne rrezik jete qe ka nevoje per to dhe qe esht njeri me me vlere se un.Dua vetem pergjigje serioze dhe jo tallje a ja vlen nje jete koti si e imja te jetohet. Nuk dua tme marrin neper kembe e tme shohin si gjynah tere kohen. Kjo gje e ul dinjitetin tim. Ju lutem postojeni anonim. Flm"
Ndoshta problemet me shprehjen vajzës në fjalë i janë shkaktuar nga mungesa e afeksionit në familje, por, pavarësisht sesi dukemi në sytë e të tjerëve, rëndësi ka të duam veten në radhë të parë.
Dhe askush s'ka pse lëndon veten për asnjë lloj arsyeje!
Foto ilustruese