JOQ Albania
Home

Njihuni me burrin që rri gjatë gjithë kohës i dehur, stomaku ia kthen karbohidratet në birrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/10/2019 14:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë rrinte gjatë gjithë kohës i dehur edhe pse nuk ka pirë asnjë pikë alkool.

Pacienti 46-vjeçar mbetej i dehur me ‘kohë të plotë’ pasi një problem në stomak bën që karbohidratet t’i shndërrohen në alkool.

Në çdo rast që burri në fjalë konsumon karbohidrate, stomaku i tij kthehet në një ‘fabrikë birre’ duke fermentuar sasi të pafundme alkooli. Edhe pse duket si diçka argëtuese, kjo situatë ia ka kthyer jetën ‘përmbys’ të sëmurit.

Mjekët tregojnë se ky rast i rrallë njihet si sindroma ABS (Auto-brewery Syndrome)

Pacienti në fjalë ka qenë gjatë gjithë jetën një person i shëndetshëm që pinte alkool shumë pak vetëm në rastet kur dilte me miqtë.

Sipas Science Alert, ai filloi të kishte probleme në vitin 2011, pasi kishte mbaruar një kurë me antibiotikë pas një lëndimi në gisht. Pas një jave me tabletat, ai filloi të kishte ndryshime të papritura në personalitet, sjellje agresive dhe humbje kujtese.

Problemi i tij u zbulua një ditë kur e ndaloi policia në rrugë dhe i kërkoi të bënte testin e alkoolit. Më pas përfundoi në spital ku sasia e alkoolit në gjak tregonte sikur ai kishte pirë të paktën 10 gota.

Problemi u trajtua dhe prej një viti e gjysmë pacienti i  është kthyer jetës normale.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania