JOQ Albania
Home

Makina po ecte me 80 km/h në dëborë, adoleshenti i dehur filmohet teksa qëndron mbi kofano
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/10/2019 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Videoja e një adoleshenti që po mbahej në kofanon e një makine në ecje është shpërndarë në Snapchat dhe më pas ata përfunduan në pranga.

Sipas raportimeve, automjeti ku ai kishte hipur po ecte me një shpejtësi prej 80 km/h në kushte dëbore ndërsa i riu ishte në gjendje të dehur.

19-vjeçari Oliver Barton është filmuar në orët e para të 24 janarit pasi kishte pirë me miqtë e tij.

Barton u filmua nga 20-vjeçari Connor Fleming, i cili ishte ulur në pjesën e pasme të makinës ndërsa 20-vjeçari Lucas Blanchard, ishte duke drejtuar automjetin ngjyrë të kuqe Volkswagen Polo.

Fleming e ka filmuar edhe në raste të tjera shokun e tij 19-vjeçar duke bërë veprime të pamatura në makina në lëvizje.

Në gjyqin që po mbahet së fundi për rastin në fjalë, gjykatësi Simon Medland QC u shpreh se fakti që asnjë nuk u lëndua në ‘çmenduritë’ që ka bërë grupi, është një mrekulli.

Pas filmimit që tregonte Oliver-in sipër kofanos, makina u përplas por për fat të mirë asnjë nuk mori lëndime serioze.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania