JOQ Albania
Home

U ul të kapte filxhanin e kafes/ Shoferi shpëton për mrekulli pas përplasjes me kamionin e ngarkuar me dru
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/10/2019 10:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofer në Georgia është me fat që është gjallë pas një aksidenti që pati me një kamion të ngarkuar me trungje pemësh të prera.

Pas përplasjes, trungjet e pemëve u futën nga xhami përpara e drejt në brendësi të automjetit.

Fotot e frikshme të postuara në Facebook nga Departamenti i Zjarrit në Whitfield më 11 tetor tregojnë një Nissan Xterra të vitit 2003 të ‘shpuar’ tej për tej nga drunjtë që ndodheshin të ngarkuara në kamion.

Sipas zyrtarëve, shoferi i fuoristradës ishte përkulur për të kapur një filxhan kafeje që i kishte rënë nga dora në momentin që u përplas me pjesën e pasme të kamionit me dru.

Duke qenë se shoferi i Nissan-it nuk ishte duke qëndruar drejt në momentin e përplasjes, koka i përfundoi diku në një vend bosh mes druve. Ky ishte edhe shkaku që ai shpëtoi pa u dëmtuar.

Duke folur për CNN, Edward O’Brien, shefi i zjarrfikësve tha:

Dukej sikur hapësira mes druve ishte krijuar pikërisht për kokën e tij."

Skuadra e zjarrfikësve përdorën motosharra për të prerë gati 40 trungje në mënyrë që të lironin vendin për shoferin që ishte zënë në ‘kurth’.

Më pas skuadrës iu desh 10-15 minuta për ta nxjerrë burrin nga makina.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania