Ndërkohë që fermerët shqiptarë shohin prodhimet e tyre që të kalben dhe më pas detyrohen që t’i hedhin krejt e kundërta ndodh me fermerët në Francë.
Këta të fundit kanë bllokuar rrugët duke hedhur mbeturina. Gjithashtu ata kanë marshuar me mjetet e tyre bujqësore duke protestuar për të drejtat e tyre. Një qytetar shkruan në redaksinë e JOQ Albania dhe kërkon nga shqiptarët që të marrin shembull nga populli francez dhe të mos kenë frikë që të ngrihen për të protestuar.
Ai shkruan:
Në Shqipëri, fermerët vazhdojnë të përballen me vështirësi, jo vetëm për kultivimin e prodhimeve të tyre bujqësore, por edhe për tregtimin e tyre ku një pjesë e mirë mbetet stok ose kalbet nëpër magazina.
Superprodhimi nga njëra anë dhe futja e produktit nga jashtë nga ana tjetër, çoi drejt falimentimit fermerët. As ulja e çmimit vetëm disa qindarka, nuk po i shpëton fermerët nga kjo situatë, që bëhet shqetësuese vit pas viti dhe nuk gjen zgjidhje.