Prej kohësh, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit trumpetojnë me të madhe në media dhe rrjetet sociale, se të gjithë qytetarët, përfshirë dhe "të fortit" trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit.
Megjithatë, denoncimet e qytetarëve dëshmojnë të kundërtën dhe tregojnë se për të ashtuquajturit "të fortët", nuk zbatohen ligjet ashtu si ndaj qytetarëve të thjeshtë.
Së fundmi, ky standard i dyfishtë nga policia është denoncuar nga një qytetar nga Pogradeci, i cili ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video ku tregohet se çfarë ndodh kur një punonjës i Policisë Rrugore tenton të gjobitë një drejtues mjeti që ka mik "shefin e madh".
Sipas denoncuesit, drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia, por në momentin që do të gjobitej, ai mori dikë në telefon dhe ia kaloi një prej efektivëve.
Më pas ndodhi ajo që pritej, policia nuk i vendosi gjobën shoferit dhe e la të lirë.
Me të drejtë, qytetari ngre një pyetje të sinqertë: A ekziston kjo fjali "na foli çik shefit më të madh"?
Video është filmuar dy ditë më parë në qytetin e Pogradecit.
Mesazhi i plotë:
Kjo video tregon qartë se si punonjësit e thjeshtë të policisë detyrohen të zbatojnë urdhrat e shefave, edhe kur ato bien ndesh me ligjin.