JOQ Albania
Home

Pamje/ Automjeti i Albin Kurtit godet nga pas makinën e Policisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/10/2019 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak minuta më parë, për redaksinë e JOQ Albania u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip "Volvo" që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.