Apeli rrëqethës i babait të 8-vjeçarit: Ju lutem më shpëtoni nga ky tmerr djalin, pa ne le të vdesim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2019, 19:16

Pak ditë më parë, një histori tepër e dhimbshme mbërriti në redaksinë e JOQ Albania, ku varfëria ekstreme dhe sëmundjet "mbretëronin" në një familje në fshatin Poloskë të Devollit.

Familja Skermo, e cila përbëhet nga kryefamiljari Bledari, bashkëshortja e tij, Enkeleida dhe djali i tyre i vogël 8-vjeçar, Juliani, jeton mes skamjes dhe sëmundjeve.

Dy bashkëshortët, Bledari dhe Enkeleida përballen edhe me probleme të rënda shëndetësore, të cilat i kanë bërë të dorëzohen përballë fatit të tyre, pasi nuk kanë mundësi të punojnë.

Enkelejda Skerma është 38 vjeç, dhe sëmundja po e tret çdo ditë e më shumë. Ishte vetëm një virozë e stinës që i dha shqetësime në organizëm pa e ditur se kjo do e linte me pasoja përjetë. Mjekimi i pakujdesshëm dhe i gabuar i shkaktuan asaj një bakter të rëndë në stomak duke e lënë në shtrat për shumë kohë. Ajo vuan edhe nga hernia diskale lumbare. Por jo vetëm kaq, kjo gjendje e rënduar shëndetësore i ka shkaktuar edhe probleme të shumta psikologjike.

Ndërsa Bledari, i cili dikur punonte në shtetin grek dhe siguronte të ardhura për të mbajtur familjen, vuan nga hernia diskale, e cila i ka paralizuar çdo qelizë. Doktorët ia kanë ndaluar të lëvizë, pasi në të kundërt fijet nervore të qafës mund të këputen dhe t’i shkaktojnë vdekjen.

Bledari iu drejtua redaksisë së JOQ Albania pak ditë më parë, ku bëri një apel rrëqethës, teksa shprehej se ss’mund të sigurojnë dot as bukën e gojës, ndërkohë që kanë nevojë edhe për ilaçet, të cilat nuk mund t’i blejnë dot.

Pengu më i madh i çiftit Skermo është Juliani, djali 8-vjeçar, i cili është traumatizuar nga kjo gjendje e mjerueshme me të cilën familja e tij po përballet, që zor se gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Dy ditë më parë, nëna e Julianit, Enkeleida, bëri një tjetër apel prekës drejtuar shqiptarëve përmes redaksisë së JOQ Albania. Ajo tregoi se mbahen me vetëm 30 mijë lekë ndihmë ekonomike, e cila nuk ju del për asgjë, pasi vetëm ilaçet ju kushtojnë 270 mijë lekë në muaj.

Me zemrën e një nëne, ajo iu përgjërua të gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë familjen e saj me sa kanë mundësi, pasi mjerimi dhe skamja e tyre është e papërshkrueshme.

Enkeleida dërgoi edhe një video, ku Juliani i vogël, me pafajësinë e një ëngjëlli, lutet për ndihmë, në një apel i cili të prek thellë zemrën dhe të rrëqeth shpirtin.

"Ju lutem na ndihmoni", thotë 8-vjeçari, që ndodhet përkrah prindërve të tij. Ndërsa Bledari, me zërin që i dridhet, iu drejtohet sërish me dorën në zemër shqiptarëve për ndihmë.

Ditën e sotme, Bledari ka bërë një tjetër apel prekës drejtuar shqiptarëve përmes redaksisë së JOQ Albania, ku ka dërguar disa foto ku vërteton sëmundjet me të cilat përballet ai dhe bashkëshortja e tij.

Bledari rrëfen se Juliani i vogël ka shfaqur shenja të çrregullimit mendor, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar ekonomike dhe shëndetësore. Ai shton më tej se nuk kanë mundësi as për t'i ofruar bukën e gojës.

Me dorë në zemër, Bledari kërkon ndihmë nga shqiptarët, që të paktën Juliani të shpëtojë nga ky "ferr" që po përjeton padrejtësisht.

Të gjithë bashkë të ndihmojmë Julianin, Bledin, dhe Enkeledën. Shpresa e tyre janë shqiptarët!

Apeli i plotë i Bledarit:

Pershendetje ju pergjerohemi publikoni dhe keto foto te familjes skermo qe njerzit te na besojn nga cfar vuajm vertet.Ju lutemi me gjith forcen e qenjeve tona dhe forcen e zemres se travmatizuar te femijes ton,Julianit,mbase duke par dhe faktet na ndihmon dikush te dalem nga kjo situat dramatike,se gjendja jon psikologjike dhe gjendja e mocionale e femijes rendohet or e cast.Ju pergjerohemi na ndihmoni. Keto jan te bashkeshortes qe vuan nga hetnja diskale lumbare,kurohet per anen psiqike dhe qe ka nje bakter te rend ne stomak dhe me poshte te miat qe faktojn se sjemi te afte fizik dhe psiqik. Ju pergjerohemi bashkengjitini ne videon ton ose trjtoheni si te jet e mundur rastin ton sepse po perjetojm nje dram pa kufij dhe nuk dim si do perfundojm ne dhe femija jon qe dhe ai ka shfaqur shenja te crregullimit mendor se nuk kemi asgje per perditshmerin ton.Esht nje femij qe nuk ka ngopur kurr barkun me buk,nuk ka lozur kurr ne nje ambjen te tijin,nuk ka shkruar kurr ne tavolin detyrimet arsimore,nuk esh clodhur kurr ne nje krevat te tijin,nuk e di se cesht tualeti apo uji i ngroht,pasi ne nje dhom te vetme kemi dhe kush te prehet me par.Imagjinojeni vetem per pak cfar perjeton ky femij mes nesh,dhe sa shum rendohemi ne psikologjikisht qe nuk kemi mundesin ti ofrojm as buken e gojes.Na ndihmoni Ju Lutemi. Duke publikuar rastin ton ,dhe me shpresen se dikush me zemer te mir me mundesi ekonomike do na ndihmoj te nxjerrim te pakten femijen nga ky tmerr,pa ne le te vdesim.Ju lutemi publikoheni,ju pergjerohemi,se shpresa jone vertet jan shqipetaret.Publikoheni ju pergjerohemi,se ne besojm shum se shqipetaret jan njerez bamires dhe do ven doren ne zemer dhe do na ndihmojn. Po perjetojm nje tmerr fizik psikologjik ekonomik dhe pafajesin e femijes ton.Ju pergjerohemi. Besojeni se femija ka erdhur ne jet tre muaj para se te semureshim,dhe askush nuk e di si te pret jeta,ndryshe nuk do kishim marr nje vendim te till,te mernim ne qaf femijen.Kjo esht dhe arsyeja qe nuk bem femij te dyt se merr kot ne qaf nje engjell,femija esht nje leter e bardh,i pafajshem,por me ne u tregua jeta mizore me pas...dhe vec problemeve te shumta shendetsore vuajm pafajesin ton dhe te femijes. Publikoheni ju pergjerohemi,jemi tre jet njerzish qe presim me zemer ne dor te ndizet nje drit jeshile,dhe kete drit mund te na i japin vetem shqipetaret.Ju lutemi pa fund. 00355675496138"

Apeli rrëqethës i 8-vjeçarit: Ju lutem na ndihmoni! on Vidnews.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar familjen Skermo:

1. Llogari në lek: 403000511

IBAN LEK nr: AL6320543525000511CLIDCLALLE

SWIFT: NCBAALTX

2-Llogari në EURO: 403000511

IBAN EURO nr: AL4520543525000511CLIDCFEURZ

SWIFT: NCBAALTX

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit