JOQ Albania
Home

Tayna nxjerr “zbuluar” reperin shqiptar, i publikon mesazhet: Po kërkon nuse…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë e re në moshë dhe mjaft e suksesshme në muzikë, reperja Tayna ka arritur pa frikë menjëherë majat përmes publikimeve të këngëve të ndryshme. Ajo u bë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar e atë të Kosovës, në një kohë rekord, falë menaxhimit të mirë dhe talentit që zotëron.

Sëfundmi, në një publikim të sajin në Instagram, vajza e re në moshë ka nxjerrë “zbuluar” një prej kolegëve të saj, teksa ka publikuar bisedat me të. Bëhet fjalë për reperin Finem.

Ky i fundit i kërkon Taynas të bëjë tag vajza të ndryshme, pasi është i interesuar për to. Në formë shakaje, Tayna thotë se kolegu “kërkon nuse”.

Më poshtë gjeni një pjesë nga biseda e tyre.

Finem: Bani tag njerëzve

Tayna: Hahahahah tu gjet nuse ti n’story t’mija

Finem: Kam besim ke ti ahahahha

Krahas bisedës me Finem, reperja shkruan:

Vëmendje vajza të bukura! Finem kërkon nuse!”