JOQ Albania
Home

E turpshme! Vajza i liron vendin të moshuarit në urban, i riu ulet përpara tij: Po të pëlqeu rri në cep
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 20:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skena nga më të pazakontat kemi parë në autobusët urbanë në kryeqytet, duke nisur nga sherret mes fatorinove dhe pasagjerëve e deri tek  burrat e moshuar që tentojnë të ngacmojnë minorenet.

Së fundmi një qytetare nga Tirana ka dërguar një foto në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohet se si të rinjtë e sotëm i "respektojnë" personat e moshuar në urban.

Denoncuesja shprehet se një vajzë i liroi vendin një të moshuari në urbanin e Tiranës së Re, por sapo ky i fundit u afrua për t’u ulur, një djalë i ri i zuri vendin.

Qytetarja vazhdon më tej se i riu me një sjellje të pashembullt, iu drejtua të moshuarit me fjalët: Po të pëlqeu, rri në cep.

Siç shihet dhe në foto, për shkak të "tekave" të djalit që ha patatina, i moshuari duhet të qëndrojë tërë siklet në cepin e ulëses së urbanit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq. Me beri pershtypje isha ne autobuzine tiranes se re dhe nje vajz i liroi vendin nje te moshuari sa u afrua ai per tu ulur nje djal i zuri vendin ajo i tha largohu se nuk ta lirova ty dhe i tha cte duet ty dhe hante Patatina. Po te pelqeu rri ne cep i tha. Esht per te ardhur keq. Djali rri e hapet kurse i moshuari rri ne siklet. Flm"