Humbi kontrollin e motorit të rëndë, përplaset keq këngëtari shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2019, 16:41

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Shkodër-Koplik. Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur.

Siç mëson JOQ, personi i aksidentuar është këngëtari Roland Çukaj. Ai ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij Harley Davidson, në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se këngëtari udhëtonte me motorin e tij tip Harley teksa parakaloi një automjet tip Golf me targë AA 755 NP.

Pas parakalimit, Çukaj ka humbur drjetimin e motorit e për pasojë ka rënë në kanal, në anë të rrugës. Ai ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, e veçanërisht në kokë.

Siç mund të vihet re nga pamjet e siguruara nga JOQ, gjendja e këngëtarit nuk është aspak e mirë. Ai është fashuar në kokë, ku ka pësuar disa çarje dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia në lidhje me aksidentin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit