JOQ Albania
Home

Sherri me Kejvinën, flet Einxheli: U gjeta e papregatitur, isha një kundër dy
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2019 14:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi u përfshinë në një zënkë me moderatoren Einxhel Shkira. Ngjarja ndodhi përpara shtëpisë së Shkirës, ku pas debatit verbal, vajzat u konfrontuan edhe fizikisht me njëra-tjetrën.

Pas dëmtimit fizik, Shkira iu drejtua postës policore në Farkë, për të denoncuar ngjarjen. Deri më tani asnjëra prej vajzave nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me atë që ka ndodhur, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Einxheli.

Ajo ka folur për Anabel dhe ka dhënë detaje të shkurtra për sherrin. Einxhel tregon se u gjet e papërgatitur për këtë ngjarje.

Vajza shprehet:

Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën. Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”.