Të duartrokasim Zaevin dhe t’i tregojmë Ramës të ulë kokën!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2019, 20:35

Fqinjët tanë, pikërisht ata që kanë edhe popullsi shqiptare, janë vendet të cilët së fundmi na kanë dhënë një mesazh të mirë mbi zhvillimin politik të një vendi. Kosova dhe Maqedonia në pak kohë na kanë treguar se liderët politikë të tyre sakrifikojnë veten për të mirën e vendit, ndërsa në Shqipëri vendi sakrifikohet për të mirën e një ‘udhëheqësi’, që nuk pranon as dështimin i cili tashmë i shkruhet në ballë.

Sot Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat ishin të dyja vende kandidate për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian kanë marrë edhe një herë përgjigje negative. Kundrejt këtij dështimi dhe trishtimi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vendosi të japë dorëheqjen.

Ndërsa kryeministri jonë i ndodhur pas shampanjës që aq herë e ka hapur dhe e ka derdhur, pas gjoksit të rrahur i cili i kthehet në fytyrë të kuqe dhe pas ‘shuplakës europiane’, del në konferencë, thotë dy llafe dhe vijon me ciklin e përvitshëm të statuseve në Twitter mbi ëndrrën e Bashkimit Europian.

Është për të ardhur keq sesi shqiptarët të ndodhur prej kohësh në semaforin e integrimit Europian, vit pas viti përfundojnë duke dëgjuar justifikimet e liderëve tanë të dështuar, që nuk pranojnë humbjen dhe hedhin fajet mbi teoritë e tyre boshe, pa e kuptuar edhe vetë se çfarë thonë.

Të përpiqesh t’i thuash shqiptarëve që negociatat nuk u hapën, pasi vendet Europiane nuk i kuptojnë shumë mirë politikat shqiptare është si të thuash që një familje nuk e pranon në shtëpi fëmijën e tyre pasi ai është shumë i sjellshëm dhe i zgjuar. Por kjo nuk ndodh me ne.

Ne nuk jemi pjesë e hapjes së negociatave me BE-në për shkak se nuk kemi plotësuar as kushtet më minimale, përgjegjësi e cila bie mbi ata që u kemi besuar votën. Kaq e thjeshtë është dhe për këtë gjë, duhet të ndërgjegjësohen politikanët tanë e jo ta hedhin fajin gjetkë, duke hequr përgjegjësinë nga vetja dhe duke i mbushur mendjen vetes dhe popullit se Shqipëria i ka të gjitha në terezi.

Politikanë të cilët nuk marrin përgjegjësitë mbi vete e ka ndjekur prej kohësh Shqipërinë, dhe ne prej kohësh endemi azileve për shkak të tyre.

Deri kur do të vazhdojmë kështu? Të duartrokasim vendimet dhe veprimet demokratike të liderave të huaj, dhe të shfryjmë krenarinë e ‘zotëve’ tanë.

E vërtetë që Maqedonia nuk i hapi negociatat me Bashkimin Europian, por fitoi një vlerë të rëndësishme mbi politikën e vendit, ndërsa ne jo vetëm humbëm hapjen e negociatave por e vetmja gjë që fituam është monotonia dhe tallja e një njeriu mbi fatin e shqiptarëve.

Mjerë ne dhe integrimi ynë!

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit