JOQ Albania
Home

Rast i rrallë, ky është vogëlushi që ka alergji ndaj dimrit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/10/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tommy Leitch është një djalë i vogël i cili ka alergji ndaj dimrit. Nëse temperaturat jashtë janë të ulëta, Tommy i vogël përfundon në spital.

Nëna e tij, Abigail McDonald, thotë që as nuk mund ta mbulojë djalin e saj për ta ngrohur pasi mund alergjia mund të shkaktohet edhe nga nxehtësia.

Abigail thotë se është vazhdimisht e shqetësuar për të birin pasi ai ka nevojë për trajtim menjëherë pasi i nisin simptomat.

Zonja McDonald, tregon:

Dimrin e kaluar na u desh ta shtronim në spital çdo muaj për shkak të alergjive që kalonte."

Ajo mori vesh për alergjinë e të birit kur ai ishte 5-vjeç dhe i dolën disa pulla të kuqe në fytyrë. ‘Urticaria’, prek një në 5 persona në një pikë të jetës së tyre sipas "The British Skin Foundation."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania