JOQ Albania
Home

Fshati shqiptar që po shuhet/ Nga 2 pleq në shtëpi e as 10 fëmijë në klasë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/10/2019 16:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fshatrat shqiptare duket se gjithmonë e më shumë po ngelin bosh. Banorët po largohen për të ardhme më të mirë, ndërsa të vetmit që ngelin në ta duket të jenë më të moshuarit. I tillë është edhe Shishtaveci, fshati më skajor në Kukës.

Siç kanë treguar banorët për “Report Tv”, ky fshat po braktiset dalë-ngadalë. Në çdo shtëpi, në më të shumtën e fshatit, jetojnë vetëm nga dy pleq, të moshuar në banesë.

Si pasojë e largimit të rinisë, është ulur numri i lindjeve, çka ka sjellë edhe probleme në shkollë. Në klasa nuk gjen më shumë se 10 nxënës. është pikërisht emigrimi që i ka detyruar fëmijët të lënë shkollën për një të ardhme më të mirë.

Ata pak të moshuar që gjen në qendër të fshatit, të cilët takohen me njëri-tjetrin, shprehen:

Ky vend me mërgim është marrë edhe në kohë të hershme. Kujt do t’i ankohesh për punë. Kush ka pas mundësi ka shkuar .Gjysmën e fshatit nga dy veta i gjen mos me të thënë dhe më shumë. Rrinë rinia këtu. Të gjithë duan të shpenzojnë po ku t’i gjejnë paret. Kanë ikur më tepër se gjysma. Ne pleqtë shëtisim andej këtej. Ku të shkojmë. Nuk kemi mundësi jo".